Freitag, 11. Januar 2013

Gliko me pjeshke

  Gliko me pjeshke

Lajme e pastrojmë pjeshkat me thike. Për rezultat me te mire i zhysim vetëm për 1minute  ne ujë te nxehte ,qe t'u heqim lehte lëkuren. Nga uji i nxehte, i fusim direkt ne ujë te ftohte me copa akulli e pastaj u heqim lëkuren.
Tresim gëlqeren ne ujë dhe e kullojmë me një site te dendur.
Presim pjeshkat ne mes, nëse  janë te mëdha me 4-sh he i fusim ne ujin me gëlqere për 4-5 ore.
I nxjerrim pastaj një e nga një, duke pasur kujdes zgavrën e bërthamës dhe i shpëlajmë 4-5 here sh. mire. Nuk duhet te ngelet asnjë mbeturine gëlqere.
Vëmë ujin me sheqerin e vaniljen te zieje për 10 minuta. Pas kësaj kohe hedhim dhe pjeshkat dhe i ziejmë edhe 15 minuta te tjera. Pastaj i heqim nga zjarri dhe i leme ne tenxhere për 24 ore.
Ditën tjetër i ziejmë derisa te "lidhet" shurupi dhe nga fundi hedhim dhe lëngun e limonit.
Shënim: Ne fillim me mire te mos ti hidhni ujë glikosë, se mund te nxjerrin pjeshkat. Varet dhe nga lloji i pjeshkave. Kur e shihni se ka nevoje për ujë, duhet ta hidhni pak e nga pak çdo here. /Art&Fantazi ne kuzhine


Përbërësit:
2 kg pjeshke
1 kg sheqer
3/4 f. çaji me ujë
1 vanilje
2 l. Çaji  lëng limoni
2 l. Çaji  pelte gëlqere
5 lt ujë për te tretur gëlqeren

Donnerstag, 10. Januar 2013

Trilece

Trilece

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

* 6 vezë
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkë
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur
* 1/2 kg karamel


Indianka

1.Mill
2.shiqer sa dush
3.3-4 ve
4.1-peciv
5.500 gr arra
6.kakao

-Ne nje en te thell hedhim miell,peciven dhe vet.i perzijem derisa te fitohet masa.pastaj hedhim shiqer dhe e perziejm.hedhim arrat dhe kakaon dhe ii perziejm.pastaj masen e fituar e qesim ne tepsi te lyer me vaj dhe e fusim ne furr ne tem.150.Ket torte mund ta zbukurojm me pem sipas deshire.

Pogaq

  • gjys kg miell
  • dy ve
  • nje got e qajit margarin i shkrim
  • nje got kos
  • nje lug gjelle kryp
  • nje lug e sheqerit sheqer
  • 300ml qumsht
  • nje pako peciv

m e nje ene e hedh millin mandej krypen sheqerin dhe margarinin kurse ne nje ene tjeter qumshtin me dy ve i rren bashk dhe e shton ne mill peciven e shton dhe kosin dhe e perzin mir me dur mandej i ben toptha te vegjel me mill dhe i rendit ne tepsi dhe e shpon brumin me pirun dhe e pjen ngadal dal deri sa te kuqet

GURABIJA

  • 1margarin 250gr
  • 1filxhan sheqer puhur
  • 1filxhan niseshte
  • 1qokollat per gatim
  • 1portokall
  • 1 pluhur per fryrje
  • 1vanilli sheqer
  • miell
Margarinen e zbut ne temperatur te dhomes e qesim ne nje ene te felle ja shtojm sheqerin e rrahim me mixer pastaj ja shtojm niseshten pak miell pluhrin vanilin qokollaten e grrym ne rende dhe ja shtojm kti brumi po ashtu edhe levoren e portokallit e ngjeshim me dor shtojm miell sipas nevojes dhe brumin e fituar e lem te qendroj gjysem ore, pastaj i ndajm ne toptha dhe vendosim ne leter per pjekje dhe i pjekim ne temeperatur jo te lart shum pas pjekjes i sperkatim me lengun e portokallit .

Mittwoch, 9. Januar 2013

Salsa bolonjeze


Perberia per 4 persona
- mish te grire 200gr
- salse domate 230gr
- vere te kuqe 60gr
- qepe te grire 30gr
- vaj ulliri 15gr
- karrota te grire 20gr
- gjethe dafine n° 2
- krip dhe piper

Përgatitja: Ne nje tenxhere (ose tave e madhe), zverdhni qepen, karrotat per mak minuta. Shtoni mishin e grire dhe e perzini akoma per tre minuta. Shtoni veren e kuqe, lereni ate te shteret. Shtoni salse domatesh dhe lereni te zihet per 90 minuta. –beni kujdes. Nese shteret shume i shtoni pak uje dhe perziheni perhere- me ne fund futini gjethe dafin per ta aromantizuar.
Zini makaronat (makarona te shkurta) dhe i kulloni ato.
Perzini me salsen qe keni pregatitur dhe sherbeheni te grohte.


Trota ne furre ( trotta al cartoccio)

Perberja:
- trot (pesha 120g – 250g)
- feta te holla limoni
- feta domate
- mardanos
- udhra
- vaj ulliri
- leter alumini
- patate
- krip dhe piper


Pergatitja: prismi feta te holla domate, limoni dhe udhra. Mbasi keni lare peshkun, ne mbrendesine e barkut mbusheni me 2 – 3 feta domatesi, n° 1 fete limoni disa feta udhrash sipas deshires suaj, dhe disa flete mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbeshtilleni peshkun me leter alumini duke e byllur mire ne mynyre qe mos ti hyje oksigjen.
Vendonsi ate ne pllake ose tepsi dhe futeni ne furre per 25-30 minuta me 175 C°.
Kohen qe te behet peshku, lani patatet duke eliminuar balten ose pislleqe te tjera. Ziheni ato deri sa te rizultojne te zime mire. Eliminoni lekuren dhe i ndani ne 4 pjese patatet nese jane te medhaja.
Mbasi eshte bere peshku vendonsi ate ne pjate dhe hiqni letren prej alumini. Vendosnsi prane patatet.
Ju keshilloj qe kjo pjate te shoqerohet me vere te bardhe .
Duke sixhiluar mire peshklun me leter alumini, gjate zierjes ne furre peshku ruan aromen e saj.

Fli


Për 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.



Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Sheqerpare

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.



Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

Mish rolè

Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.

Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

Speca te mbushura nga Kamargue

Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri


Pergatitja : Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.

Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.

Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.