Freitag, 11. Januar 2013

Gliko me pjeshke

  Gliko me pjeshke

Lajme e pastrojmë pjeshkat me thike. Për rezultat me te mire i zhysim vetëm për 1minute  ne ujë te nxehte ,qe t'u heqim lehte lëkuren. Nga uji i nxehte, i fusim direkt ne ujë te ftohte me copa akulli e pastaj u heqim lëkuren.
Tresim gëlqeren ne ujë dhe e kullojmë me një site te dendur.
Presim pjeshkat ne mes, nëse  janë te mëdha me 4-sh he i fusim ne ujin me gëlqere për 4-5 ore.
I nxjerrim pastaj një e nga një, duke pasur kujdes zgavrën e bërthamës dhe i shpëlajmë 4-5 here sh. mire. Nuk duhet te ngelet asnjë mbeturine gëlqere.
Vëmë ujin me sheqerin e vaniljen te zieje për 10 minuta. Pas kësaj kohe hedhim dhe pjeshkat dhe i ziejmë edhe 15 minuta te tjera. Pastaj i heqim nga zjarri dhe i leme ne tenxhere për 24 ore.
Ditën tjetër i ziejmë derisa te "lidhet" shurupi dhe nga fundi hedhim dhe lëngun e limonit.
Shënim: Ne fillim me mire te mos ti hidhni ujë glikosë, se mund te nxjerrin pjeshkat. Varet dhe nga lloji i pjeshkave. Kur e shihni se ka nevoje për ujë, duhet ta hidhni pak e nga pak çdo here. /Art&Fantazi ne kuzhine


Përbërësit:
2 kg pjeshke
1 kg sheqer
3/4 f. çaji me ujë
1 vanilje
2 l. Çaji  lëng limoni
2 l. Çaji  pelte gëlqere
5 lt ujë për te tretur gëlqeren

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen